TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Festa e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës e programuar në Buenos Aires rrezikon të shndërrohet në një çështje të vërtetë logjistike dhe diplomatike te Roma. Mes futbollistëve të grumbulluar zyrtarisht nga Lionel Scaloni dhe të ftuarve specialë, klubi verdhekuq është skuadra italiane me më shumë përfaqësues në këtë event me 5 elementë të përfshirë.
Mes futbollistëve që figurojnë në listën e të grumbulluarve, situata që ka hapur më shumë probleme në Trigoria është ajo që ka të bëjë me Paulo Dybala dhe Nahuel Molina. Të dy futbollistët janë ftuar nga Federata Argjentinase e Futbollit së bashku me familjet e tyre nën statusin e kampionëve të botës në Katar 2022. Për La Joya dhe mbrojtësin e krahut bëhet fjalë për një takim emotiv, një rast unik nga i cili asnjë argjentinas nuk do të donte të hiqte dorë.
Gjithsesi realiteti i fakteve imponon vlerësime të tipit fizik dhe sportiv shumë komplekse. Udhëtimi në Buenos Aires është një transfertë e shkurtër me mbi 22 mijë km në total për t’u përshkuar me avion, më shumë se 26 orë fluturim dhe me ndryshimin e dyfishtë të orarit që duhet asimiluar në harkun e 3 ditëve. Rikthimi i futbollistëve në Itali është përcaktuar mes datër 8 tetor dhe mëngjesit të 9 tetorit dhe Roma të dielën e 11 tetorit do të luajnë në Sinigaglia ndaj Comos, një ndeshje kjo delikate.
Pavarësisht zërave që flisnin për një kundërshtim të Gian Piero Gasperinit kundër udhëtimit të dy futbollistëve amerikanolatinë, sipas Il Messaggero, trajneri edhe pse ishte i shqetësuar për udhëtimin e gjatë, në fakt i kishte lejuar lojtarët dhe iu kishte kërkuar atyre impenjim maksimal në seancat stërvitore në Trigoria para dhe pas festës së Messit për të qenë sa më në formë në momentin e rikthimit të kampionateve.
Ata që vendosën të bëhen pengesë janë drejtuesit e klubit që vendosën të lëviznin me më shumë kujdes , duke vlerësuar impaktin fizik dhe mental mbi Dybalan dhe Molinan të udhëtimit të gjatë, sidomos për faktin se kalendari që pret skuadrën pas kësaj pauze është e ngjeshur. Menaxhimi i gjendjes fizike të Dybalës, mbetet një nga aspektet qendrore për stafin verdhekuq. Ai që komplikon më shumë kuadrin është pozicioni i Molinës që është i skualifikuar me 7 ndeshje pas sherrit masiv që ndodhi në përfundim të finales së botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës në 19 korrik. Gjithsesi vendimi përfundimtar do të merret gjatë javës së ardhshme pas një takimi mes drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve të përfshirë të Romës.