Sport

FORMULA 1 / Kryevepër e Rasëll në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit!

Xhorxh Rasëll me Mercedes ka dhënë një sinjal të rëndësishëm se do të tentojë të luftojë me shokun e tij të skuadrës, Kimi Antoneli për titullin kampion pasi ka fituar sot Ccmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, që u zhvillua në pistën qytetare të Baku.

Rasëll nisej nga pole-position dhe ka mbrojtur me shumë rregull vendin e tij deri në fundin e një gare ku vetëm makinat Red Bull të Vershtapen e Haxhar dukeshin kërcënuese. Falë dy makinave të sigurisë për shkak përplasjesh të emrave si Norris e Gazli, Rasëll pa dy herë radhazi kundërshtarët t’i afroheshin në momentet kur kishte garën në kontroll. Por në fund ai ia doli që të mbante pas Vershtapen për vetëm, 1/10 e sekondës në vijën e finishit.

Vendi i tretë i shkoi Haxhar, i cili u tregua i aftë të përfitonte nga gabimet e makinave Ferrari, të cilat u desh të kënaqen me Lëklerk në vendin e katërt dhe Hemilton në vendin e 6.

LEXO EDHE: Mancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…

Mes tyre u rendit Kimi Antoneli, i nisur nga vendi i 16 pas gabimit në kualifikuese, por i aftë të kalonte makinat njëra pas tjetrës për të shmangur një humbje më të madhe pikësh. Kështu, ai minimizoi dëmin, duke mbetur përsëri i shkëputur 66 pikë nga shoku i skuadrës në majën e renditjes së kampionatit.

LEXO EDHE: Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.