web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në pranga me urdhër të SPAK-ut/ Kush është “i forti i Shkodrës”, Bledar Cafi

26 Shtator 2026, 15:35, Kronika CNA

Në pranga me urdhër të SPAK-ut/ Kush është “i

Këtë të shtunë u vu në pranga shtetasi Bledar Cafi, i njohur ndryshe si “i forti i Shkodrës”.

Sipas burimeve policore, operacioni policor i koduar “Muri i Lartë” u zhvillua me urdhër të SPAK-ut dhe bashkëpunimin e BKH-së dhe Forcave të Posaçme.

Cafi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg”. 

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Emri i Bledar Cafit rezulton i përfshirë në hetimet e SPAK-ut për një grup të dyshuar kriminal, pjesë e të cilit dyshohet se janë edhe anëtarë të grupit “Rraja”.

Në kuadër të kësaj dosjeje është arrestuar më herët edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja./CNA  





Lajmet e fundit nga