Politikë
“Ka kaq shumë për të thënë”, Saimir Tahiri paralajmëron rikthimin e madh: Do shihemi së shpejti
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë 3 vite pasi ka dalë nga qelia, se do të flasë për të rrëfyer të vërtetat e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, i cili u përball me drejtësinë, ka premtuar rikthimin e tij.
Një rikthim ku do të flasë për gjithçka.
Postimi i Tahirit:
Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua.
Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!
Kujtojmë që Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në shkurt të vitit 2022, por u lirua një vit më vonë pasi kishte probleme shëndetësore.




