Turizmi po rritet shumë, sidomos pas pandemisë. Por këtë vit, indeksi për Travel & Tourism Development I World Economic Forum, në bashkëpunim me Zurich Insurance Group tregon se këtë vit arriti në një hit, prej 1,5 miliardë njerëzish që udhëtuan për qëllime turistike.
Të dhënat nuk ishin rifreskuar që nga viti 2024 dhe duket se në 2026, Shqipëria është renditur lart për rritjen më të shpejtë për turizmin.
Japonia dominon skenën. Australia gjithashtu është ngjitur në vend të katërt pas Spanjës. Ndërkohë që Kina mbetet në vendin e tetë.
Japonia mirëpriti një numër record me 42,7 milionë vizitorë ndërkombëtarë në 2025, pjesërisht për shkak të përpjekjeve të diversifikuara. Organizata turistike japoneze ka punuar për të qenë atraktive për udhëtarët dhe vizitorët ia kthyen reston me 59.7 miliardë dollar të shpenzuara në vend. Vendet europiane – Spanja, Franca, Gjermania, UK, Zvicra dhe Italia vazhdojnë dominimin, duke reflektuar faktin se Europa mbetet gjithmonë lart për turizmin.
Ne terma individual, Shqipëria është vendi që ka përmirësuar shifrat ndjeshëm, duke rritur shifrat me 7% krahasuar me 2024. Raporti thotë se përmirësimet në shërbimet turistike, infrastrukturë, transporti ajor dhe si në tokë dhe infrastrukturë portuale kanë ndihmuar Shqipërinë për të konvertuar kërkesën e vizitorëve në rritje, me zhvillimin e turizmit.
Raporti bazohet mbi 17 shtylla, ku 14 prej tyre kanë pasur ndryshime të dukshme. Në krye qëndron kultura, ndjekur nga infrastruktura turistike ashtu sikurse edhe komunikueshmëria.
