Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm

    Thaçi dhe 3 ish-liderët e UÇK-së ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës, Komisioni Artistik-Kulturor miraton propozimin e Veliajt

    Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm
    Lajmet e fundit

    Vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm

    September 26, 2026
    Vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm

    Në Kombinat, Tiranë, nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja për familjet që vijojnë të jenë në pritje të përfundimit të procesit të rindërtimit, pas tërmetit të vitit 2019.

    Puna, e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, pritet të shoqërohet paralelisht edhe me ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës përreth pallateve të ndërtuara tashmë, me synim krijimin e një mjedisi më të sistemuar dhe funksional për banorët.

    Gjatë vizitës në fillim të javës, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u takua me familjet dhe pa nga afër ecurinë e punimeve, duke nënvizuar nevojën për koordinim të plotë mes institucioneve dhe përshpejtim të procesit.

    “Rindërtimi duhet të ecë me ritëm. Familjet kanë pritur mjaftueshëm. Tani duhet punë, çdo ditë, deri te çelësi i shtëpisë së re”, thekson ministri Demo.

    Ndërhyrjet në Kombinat synojnë të çojnë përpara procesin e rindërtimit, i cili pati vonesa, e përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019.

    aktualitet banesa dëmet nga tërmeti ekonomi familjet e dëmtuara familjet e prekura Infrastrukturë lajme Ministri Demo ndërtim ndihma për familjet projekte rindërtimi qeveria rindërtim pas tërmetit rindërtimi shqipëri strehim tërmeti i 2019-ës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm

    September 26, 2026

    Thaçi dhe 3 ish-liderët e UÇK-së ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës, Komisioni Artistik-Kulturor miraton propozimin e Veliajt

    September 26, 2026

    Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete

    September 26, 2026

    U arrestua me urdhër të SPAK/ Kush është Bledar Cafi, i dënuar në Itali për trafik droge

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.