U shpall kampion Europe me Italinë, Maran e dërgon lojtarin në tribune! Bashkë me të dhe tre të tjerë
Rolando Maran ka bërë zgjedhjet e fundit për debutimin e Shqipërisë në Nations League ndaj Bjellorusisë.
Për sfidën e sotme, trajneri italian ka dorëzuar në UEFA listën me 23 lojtarë, ndërsa katër futbollistë do ta ndjekin takimin nga tribuna.
Jashtë 23-shes kanë mbetur Feta Fetai, Luis Hasa, Sabah Kerjota dhe Simon Simoni.
Kujtojmë që Luis Hasa u shpall kampion Europe me Italinë U-19.
Ndërkohë, Klisman Cake mungon për shkak të një dëmtimi dhe nuk është i gatshëm për këtë përballje.
Një nga zgjedhjet që ka tërhequr vëmendjen është Klevi Qefalia, me mesfushorin e Dinamo City që është preferuar në listën e ndeshjes. Maran ka vendosur kështu t’i japë besim një prej alternativave të reja për sfidën ndaj Bjellorusisë.




