Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit 

26 Shtator 2026 | 16:05

Obeziteti dhe mbipesha po i kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro çdo vit, duke përbërë një barrë ekonomike të krahasueshme, në disa vende, me shpenzimet për mbrojtjen apo strehimin.

Sipas një raporti të ‘Office of Health Economics’, të financuar nga industria farmaceutike evropiane , kostot e lidhura me mbipeshën dhe obezitetin arrijnë nga 0.7 deri në 1.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tetë vende të analizuara. Në vitin 2024, rreth 26% e të rriturve në Evropë jetonin me obezitet, ndërsa 30 % të tjerë ishin mbipeshë.

Krahasuar me vitin 1990, mbipesha dhe obeziteti janë rritur me 22%, ndërsa obeziteti vetëm me më shumë se 75%. Kostoja vjetore varion nga 2.5 miliardë euro në Rumani, në 55.2 miliardë euro në Gjermani. Në Mbretërinë e Bashkuar arrin në 43.2 miliardë euro, ndërsa në Spanjë, Itali dhe Francë rreth 20 miliardë euro për secilin vend.

Vetëm në tetë vendet e studiuara, obeziteti dhe mbipesha lidhen me 278 mijë vdekje dhe humbjen e 8 milionë viteve jetë të shëndetshme. Raporti thekson se kostot nuk kufizohen vetëm te shëndetësia, por përfshijnë edhe mungesat në punë, mosaktivitetin ekonomik, kujdesin informal dhe vdekjet e parakohshme. Ekspertët bëjnë thirrje për forcimin e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe për njohjen e obezitetit si sëmundje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat

Rusia e ka konsideruar prej kohësh Bjellorusinë si një rezervë të përshtatshme për të plotësuar fuqinë e saj njerëzore në luftën kundër Ukrainës, veçanërisht pas...
15:21 | 26/09/2026

Vizita në Francë, 600 mijë njerëz presin meshën që do të mbajë Papa në Paris

Papa Leo XIV edhe këtë të shtunë po vijon vizitën e tij në Francë. Ai pritet të zhvillojë një Meshë të madhe në natyrë në...
14:49 | 26/09/2026

Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh

Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për presidentin kinez Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij. 44-vjeçarja u...
14:38 | 26/09/2026