Ministri Hoxha deklaroi se për Shqipërinë, ndërtimi i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe besimit në hapësirën e teknologjisë është një pjesë integrale e agjendës më të gjerë të transformimit digjital.
“Ndërsa teknologjia vazhdon të krijojë mundësi të reja për rritje dhe inovacion, ne duhet të sigurohemi që aftësia jonë për të mbrojtur ata që mbështeten në potencialin e saj, të mund të rritet paralelisht me këto zhvillime”, tha Hoxha.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë për të çuar përpara këto parime dhe për të kontribuar në një mjedis digjital më të sigurt, më të mbrojtur dhe më të besueshëm për të gjithë”, shtoi ministri i Jashtëm.

