E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 sekonda më parë
Sociale

Hoteli përfshihet nga zjarri Gjirokastër

Një hotel në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri. Në orët e mesditës MZSH Gjirokastër u njoftua nga një qytetare për rënien e një zjarri në katin e parë të një hoteli, në lagjen 18 Shtatori, Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen u konstatua zjarr në kuzhinën e lokalit, ku u ndërhy me fikëse pluhuri dhe ujë.

Zjarri u izolua dhe u fik plotësisht në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera. Nga verifikimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e pajisjes së gazit, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit, e cila kishte mbetur e ndezur.

Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.