Kremtohet dita e emrit të Kryepeshkopit Joan, meshë soleme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë besimtarësh është kremtuar këtë të shtunë dita e emrit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan, në ditën e Jetëndërrimit të Ungjillorit Joan.
Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka ndarë edhe foto nga kremtimi.
Sipas njoftimit, Shërbesa Panagjirike u krye në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, e cila u drejtua nga vetë Kryepeshkopi Joan.
Njoftimi i plotë i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:
Kremtim solemn me rastin e ditës së emrit të Kryebariut tonë të dashur, Fortlumturisë së Tij, Joani
Sot, më 26 shtator 2026, në të kremten e Jetëndërrimit të Ungjillorit Joan, u kremtua me madhështi dhe solemnitet dita e emrit të Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.
Shërbesat e Shenjta panagjirike, u drejtuan nga Kryepiskopi Joan në bashkëmeshim me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Kllerikë të shumtë nga të gjitha Mitropolitë e vendit morën pjesë në këtë kremtim madhështor, si edhe qindra besimtarë nga vendi dhe jo vetëm ishin të pranishëm në adhurimin e ditës së sotme.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla në emër të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe popullit besimtar i uroi Kryepiskopit Joan vite të shumta, plor hir dhe shëndet në krye të Kishës sonë.
Ndërsa Fortlumturia e Tij, Joani, pasi falenderoi të githë Anëtarët e Sinodit, klerikët dhe besimtarët e mbledhur për të nderuar shenjtorin e dashurisë, theksoi dashurinë që duhet të kemi për Perëndinë dhe për njëri-tjetrin. Nga jeta e nxënësit të dashur të Krishtit, Kryebariu Joan rikujtoi për të gjithë mësimin që shën Joani u la nxënësve të tij: “Doni njëri-tjetrin, dhe kjo mjafton”.
Gjithashtu, Kryepiskopi Joan falenderoi për pjesëmarrjen e tij në këtë kremtim madhështor atë Theonain nga Mali i Shenjtë.
Kjo ditë e veçantë u mbyll me pritjen e ngrohtë të organizuar në Sallën pranë Katedrales, në të cilën besimtarë të shumtë të të gjitha moshave, fëmijë e nxënës dhe përfaqësues nga Trupi Diplomatik, akademikë, politikanë, deputetë, mjekë, artistë, studiues, përfaqësues të medias etj. uruan përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje Kryebariun Joan: Për shumë vjet, o Kryezot!
Vite të shumta, plot hir e shëndet në drejtim të Kishës sonë!
Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt
Turizmi me çmime të lira, ekspertët: Rrezikon të ulë të ardhurat e bizneseve në Durrës
“Lin 3” në Pogradec, sit palafit prehistorik 6 hektarë, vijojnë kërkimet arkeologjike
- 16:12 Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt
- 16:05 Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit
- 16:01 Turizmi me çmime të lira, ekspertët: Rrezikon të ulë të ardhurat e bizneseve në Durrës
- 15:55 “Lin 3” në Pogradec, sit palafit prehistorik 6 hektarë, vijojnë kërkimet arkeologjike
- 15:47 Athinë, 3 shqiptarë të zhdukur në rrënojat e ndërtesës pas shpërthimit
- 15:21 Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat