Zjarri në varrezën e makinave mbulon Tetovën me tym, banorëve u kërkohet të mbyllin dritaret

Flakët që përfshinë pasditen e sotme një varrezë makinash në Tetovë kanë përfshirë goma, akumulatorë dhe pjesë plastike të automjeteve.

Të lidhura

None found

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të ditur se pika e karburantit që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për momentin.

Shefi i NJTKZ Tetovë, Avni Ameti, deklaroi se përmasat e zjarrit janë më të mëdha për shkak të materialeve që po digjen. Sipas tij, prania e gomave dhe pjesëve të tjera të automjeteve ka shkaktuar edhe shpërthime të herëpashershme nga akumulatorët. Ameti shtoi se rreth pikës së karburantit janë vendosur zjarrfikësit, të cilët po monitorojnë situatën, ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për të.

Në zonë ndodhet edhe Inspektorati Komunal i Mjedisit, që do të vlerësojë nëse zjarri ka sjellë ndotje. Autoritetet kanë paralajmëruar se pronarët mund të përballen me masa në rast se evidentohen shkelje të ligjit, pas përfundimit të analizave.

“Inspektorati komunal ndodhet në vendin ku ka rënë zjarri dhe, në bashkëpunim me inspektorët e ambientit, do të kryejë inspektimin dhe analizat për të përcaktuar nëse ka ndotje. Pasi të sigurojmë rezultatet e nevojshme, do të ndërmarrim masat përkatëse në përputhje me Ligjin”, u shpreh shefi i inspektoratit komunal, Armend Salihi.

Ndërkohë, për shkak të tymit të dendur dhe djegies së gomave e mbetjeve të tjera, Inspektorati dhe zjarrfikësit u kanë bërë thirrje banorëve të lagjes që t’i mbajnë dritaret e mbyllura. Këshilla do të jetë në fuqi deri në largimin e ndotjes.


Shtuar më 26.09.2026 16:32

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom