Telefoni në moshën 12 vjeçare, shkak për çrregullime e të ngrënit

26 Shtator 2026 | 16:36

Fëmijët që kanë telefon që në moshën 12-vjeçare mund të kenë më shumë gjasa të shfaqin simptoma të çrregullimeve e të ngrënit, krahasuar me bashkëmoshatarët që nuk kanë telefon personal.

Ky është përfundimi i një studimi i cili analizoi të dhënat e afro 9 mijë adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas studiuesve, rreth 70% e 12-vjeçarëve kishin telefonin e tyre. Nga këta, 24% raportuan të paktën një simptomë të çrregullimit e të ngrënit në moshën 14-vjeçare. Në grupin e fëmijëve që nuk kishin smartphone në moshën 12-vjeçare, kjo shifër ishte më pak se 16%.

Studiuesit theksojnë se një nga faktorët mund të jetë ekspozimi ndaj përmbajtjeve në rrjetet sociale që përqendrohen te pamja fizike, pesha dhe standardet e trupit.

Fëmijët që kishin smartphone në moshën 12-vjeçare rezultuan gjithashtu dy herë më të prirur ta lidhnin vlerën e tyre personale me peshën dhe 1.5 herë më të prirur të kishin provuar ta kontrollonin atë përmes dietave ose ushtrimeve të tepërta.

Ekspertët këshillojnë prindërit të vendosin kufizime për përdorimin e telefonit, të monitorojnë aplikacionet dhe të flasin hapur me fëmijët për përmbajtjet që shohin online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti: Obeziteti i’u kushton ekonomive evropiane mld euro çdo vit 

Obeziteti dhe mbipesha po i kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro çdo vit, duke përbërë një barrë ekonomike të krahasueshme, në disa vende, me shpenzimet për...
16:05 | 26/09/2026

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat

Rusia e ka konsideruar prej kohësh Bjellorusinë si një rezervë të përshtatshme për të plotësuar fuqinë e saj njerëzore në luftën kundër Ukrainës, veçanërisht pas...
15:21 | 26/09/2026

Vizita në Francë, 600 mijë njerëz presin meshën që do të mbajë Papa në Paris

Papa Leo XIV edhe këtë të shtunë po vijon vizitën e tij në Francë. Ai pritet të zhvillojë një Meshë të madhe në natyrë në...
14:49 | 26/09/2026