Shpërthimi në Greqi/ Humbin jetën 3 shqiptarë! Mes viktimave një çift i sapomartuar në muajin e mjaltit

Shpërthimi në Greqi/ Humbin jetën 3 shqiptarë! Mes viktimave një çift i sapomartuar në muajin e mjaltit

16:35, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit që ndodhi dje në rrugën Lysikratous në Plaka përfundoi në mënyrën më të dhimbshme, pasi ekipet e zjarrfikësve dhe EMAK nxorën të vdekurit e të gjashtë personave që ishin të zhdukur. 

Sipas informacionit, të ndjerët nga tragjedia që ndodhi në zemër të Athinës janë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Jan Alexander Kirkpatrick, të cilët ishte martuar së fundmi, si dhe Eris Cani dhe bashkëshorti i saj Florin Hoxha. 

Katër të vdekurit kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Nga këta, tre ishin me origjinë shqiptare dhe me shtetësi amerikane. 

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj  Jan Alexander Kirkpatrick, sipas asaj që zbuloi i afërmi i tyre, ishin në Greqi për muajin e mjaltit. 

Në të njëjtën kohë, informacioni tregon se çifti tjetër që ishte me ta, Eris Cani dhe Florin Hoxha prisnin një fëmijë.
Dy viktimat e tjera të tragjedisë janë çifti i të moshuarve që jetonin në katin e dytë të ndërtesës.

Athena Paparescu dhe Edmond Hings, 77 vjeç, me origjinë britanike, sipas informacioneve të deritanishme.

Njëkohësisht, po zhvillohen hetime për shkaqet e sakta të shpërthimit vdekjeprurës, me mundësinë e një rrjedhjeje gazi në fokus .

Megjithatë, ekspertët pritet të shqyrtojnë të gjitha të dhënat nga vendi i ngjarjes, për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi saktësisht incidentin tragjik.

Kujtohet se shpërthimi ndodhi pak pas orës 07:30 të djeshmes së premte (25 shtator), duke shkaktuar dëme të shumta në ndërtesat ngjitur dhe automjetet e parkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco