Nga tetori, një ndalesë në kufirin Shqipëri-RMV

26 Shtator 2026, 16:40Rajoni TEMA
Nga tetori, një ndalesë në kufirin Shqipëri-RMV

Bashkëkryetari i VLEN në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, tha në një intervistë për Klan News se, duke nisur nga muaji tetor, në kufirin mes dy vendeve pritet të funksionojë sistemi i pikave doganore me vetëm një ndalesë.


Sipas Mexhitit, ky mekanizëm synon të shmangë kontrollet e dyfishta dhe të reduktojë kohën e pritjes në kufi.


Por si do të funksionojë konkretisht sistemi i ri dhe çfarë do të ndryshojë për qytetarët që kalojnë kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Ish-zvkryeministri i RMV foli nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, duke shtuar se vendimi i Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK ishte i padrejtë dhe tha se qëndrimi zyrtar i Shkupit është se Kosova ka bërë luftë të për liri dhe pavarësi.

Lini një Përgjigje