PD letrë zyrtare Peleshit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor të zgjedhjeve të 11 majit

26 Shtator 2026 | 16:48

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit këtë të shtunë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nisjen e procedurave për zbatimin e vendimit nr. 62/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PD-së, vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare nr. 157, më 22 korrik 2026, ka hyrë në fuqi po atë ditë. Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Bardhi e akuzon kryetarin e Kuvendit për mosveprim dhe thotë se kjo situatë cenon, sipas opozitës, të drejtat e pakicës parlamentare dhe shtetin e së drejtës.

“Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e grupit parlamentar të PD nr. 3452 Prot., datë 27.07.2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, i ka paraqitur zyrtarisht këtë të shtunë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj....
16:12 | 26/09/2026

Dalin fotot, Begaj pret Ambasadorin e ri të SHBA Eric Wendt: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të shtunë në Presidencë ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i cili paraqiti...
14:15 | 26/09/2026

Berisha përgjigjet nëse e kanë thirrur në Këshillin e Sigurisë dhe prezantimin e Ambasadorit të SHBA më 2 tetor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur edhe lidhur me ceremoninë e prezantimit të...
13:59 | 26/09/2026