Wendt nis detyrën si ambasador në Shqipëri: Në fokus lufta kundër grupeve kriminale transnacionale

Wendt nis detyrën si ambasador në Shqipëri: Në fokus lufta kundër grupeve kriminale transnacionale

16:19, 26/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve, që do të përfaqësojë Amerikën në kryeqytetin shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

'...diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.”, shkruan ambasada.

Statusi:

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco