Botërori 2026 i sjell fitime rekord Beckham-it, 110 milionë dollarë të ardhura në një vit
David Beckham ka regjistruar një tjetër vit rekord jashtë fushës së futbollit.
Ish-kapiteni i Anglisë ka përfituar rreth 51 milionë dollarë në dividendë nga perandoria e tij e biznesit, ndërsa kompanitë e lidhura me markën Beckham kanë shënuar një rritje të fortë të të ardhurave.
Kompania DRJB Holdings, e cila përfshin bizneset komerciale të Beckham, regjistroi 110.5 milionë dollarë të ardhura, një rritje prej rreth 20% krahasuar me 92.3 milionë dollarët e vitit të kaluar.
Një rol të rëndësishëm në këtë sukses patën marrëveshjet e lidhura me Botërorin 2026, ku Beckham u shfaq në shumë fushata reklamuese.
Mes kompanive me të cilat bashkëpunoi ishin McDonald’s, PepsiCo/Lay’s, Lenovo, Bank of America dhe Verizon.
Beckham e kishte shitur në vitin 2022 një pjesë prej 55% të bizneseve të tij te grupi amerikan Authentic Brands, duke mbajtur 45%.
Për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e dividentëve të shpërndarë përfundon te ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid.




