Health & Beauty

Nga “cat-eye” te printi Bambi/ Manikyri i vjeshtës po largohet nga ngjyrat klasike të sezonit!

Nëse manikyri i vjeshtës të sjell menjëherë ndër mend bordo, kafe dhe të zezë, sezoni i këtij viti po eksperimenton me shumë më tepër. Gjashtë drejtimet që po dallohen për vjeshtën 2026 dhe mes tyre janë efektet magnetike “cat-eye”, printet e frymëzuara nga kafshët, teksturat jelly dhe tonet e ftohta me shumë shkëlqim.

Një nga pamjet më të pazakonta është “Bambi print”, një interpretim më i butë i animal print-it që frymëzohet nga ngjyrat dhe njollat e drerit. Në vend të leopardit klasik, rezultati përdor tone neutrale dhe forma më delikate. Ndërkohë, cat-eye nails vazhdojnë të evoluojnë përmes manikyrëve magnetikë që krijojnë thellësi dhe reflektime të ndryshme sipas dritës.

Një tjetër drejtim janë jelly finishes / ngjyra gjysmëtransparente që lejojnë një pjesë të thoit të duket poshtë tyre. Rezultati është më i lehtë vizualisht se një manikyr plotësisht opak, por mund të përdoret edhe me tone të errëta. Kjo krijon një alternativë interesante ndaj formulës tradicionale të vjeshtës, ku ngjyra zakonisht bëhet thjesht më e errët.

Trendet e thonjve janë bërë gjithashtu shumë më eksperimentale falë rrjeteve sociale. Një teknikë e vogël që dikur do të qëndronte brenda një salloni mund të shpërndahet globalisht përmes videove të shkurtra dhe të kopjohet në versione të ndryshme brenda pak ditësh.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.