web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD, letër zyrtare Peleshit: Të ngrihet Komision Hetimor për zgjedhjet e 11 majit

26 Shtator 2026, 16:48, Politikë CNA

PD, letër zyrtare Peleshit: Të ngrihet Komision Hetimor për

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për një kërkesë lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar.

Sipas PD-së, vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare nr. 157, më 22 korrik 2026, ka hyrë në fuqi po atë ditë. Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së

Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër.

PD kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e grupit parlamentar të PD nr. 3452 Prot., datë 27.07.2026”,-thuhet ndër të tjera në letër./CNA

PD, letër zyrtare Peleshit: Të ngrihet Komision Hetimor për





Lajmet e fundit nga