Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se ka paralajmëruar rikthimin e tij në publik, pas një kohe të gjatë mungese.
“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, ka shkruar Tahiri krahas një video të publikuar në rrjetet sociale, nga një ambient ku duket sikur po xhirohet një skenë filmi.
Mesa duket ish-ministri Tahiri ka vendosur që të rrëfejë detaje nga jeta e tij, në një mënyrë krejt ndryshe, të cilën e la të pashpjegueshme për shikuesit.
Mësohet se Tahiri, në bashkëpunim me një media në Shqipëri, po përgatit një prodhim multimedial që do të sjellë një rrëfim mbi periudhën që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Përmes personazheve, kujtimeve dhe dëshmive, dokumentari synon të rindërtojë momentet e njohura pak nga publiku, që kanë shoqëruar historinë politike të Tahirit.








Komente
Komento