Reagimi i fortë i Erdoganit: Kriminelët e luftës i përkasin gjykatave, jo podiumit të OKB-së
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër për fjalimet e mbajtura në Asamblenë e OKB-së, duke mos e cituar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se “Kriminelët e luftës” i përkasin gjykatave dhe jo skenës së OKB-së.
Ai shtoi gjithashtu se ata që kryejnë gjenocid duhet të mbahen përgjegjës.
“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në podiumin e OKB-së, por në sallat e gjyqit, ku do të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer dhe gjakun që kanë derdhur”, tha më tej Erdogan, gjatë ceremonisë së mbylljes së Panairit të 21-të Ndërkombëtar të Tregtisë MUSIAD EXPO dhe Forumit të 29-të Ndërkombëtar të Biznesit në Stamboll.
“Nëse ata që kryejnë gjenocid nuk mbahen përgjegjës para drejtësisë dhe historisë, të njëjtat mizori do të përsëriten”, paralajmëroi ai.
Erdogan përsëriti mbështetjen e Turqisë për palestinezët, duke thënë: “Populli palestinez nuk është vetëm dhe as i braktisur. Motrat dhe vëllezërit tanë në Gaza nuk janë vetëm në luftën e tyre për të drejta dhe drejtësi”.
“Ne do të vazhdojmë, me sa më shumë që të jetë e mundur, të themi të vërtetën dhe të bëhemi zëri i të shtypurve”, shtoi ai.
Erdogan tha gjithashtu se rajoni më i gjerë, me Turqinë në epiqendër, po përjeton një “stuhi të përsosur krizash”, ndërsa sistemi global është në një rrugë pa krye sa i përket “legjitimitetit, përfaqësimit dhe drejtësisë”.
Kujtohet se të enjten e kaluar, ndërsa po fillonte fjalimi i kryeministrit izraelit në OKB, dhjetëra diplomatë lanë sallën e Asamblesë së Përgjithshme.
11 të vrarë në Pakistan nga një sulm kamikaz në pikën e kontrollit (VIDEO)
Deklarata e papritur e Trump! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget opsioni ushtarak
Sondazhet: Melenchon i ekstremit të majtë në rrugën e duhur për përballje presidenciale me Le Pen
- 19:10 Përfshihet nga flakët autobusi në hyrje të Tunelit të Krrabës, digjet plotësisht (VIDEO)
- 19:07 11 të vrarë në Pakistan nga një sulm kamikaz në pikën e kontrollit (VIDEO)
- 18:47 Presidenti i Manchester City-t letrë tifozëve pas vendimit të Premier League: Jemi të pafajshëm, do të dalim fitimtarë
- 18:27 Deklarata e papritur e Trump! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget opsioni ushtarak
- 18:15 Sondazhet: Melenchon i ekstremit të majtë në rrugën e duhur për përballje presidenciale me Le Pen
- 18:06 Kryeministri moldav në OKB akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore: Përsëritja nuk e bën shkeljen të pranueshme