Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit për një armëpushim shtatëditor, sipas një raportimi të Wall Street Journal, ndërsa ka bërë të ditur më pas se e ka hedhur poshtë ofertën e Teheranit.
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta, Trump u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret që bombardimet ndaj Iranit të rifillojnë pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Propozimi iranian parashikonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin në negociatat për programin bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. Plani ishte përcjellë përmes ndërmjetësve, përfshirë Katarin.
Vetë Trump konfirmoi se kishte marrë një ofertë nga Irani dhe tha: “Ata bënë një propozim, unë e refuzova”.
Ndërkohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka sinjalizuar gatishmëri për rikthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA), duke lënë të hapur mundësinë që mënyra dhe kushtet e rikthimit të përcaktohen përmes negociatave.
Propozimi i Teheranit vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një prej pikave kryesore të përplasjes mes palëve. Sipas raportimeve të fundit, Irani kishte propozuar që rruga detare strategjike të rihapej brenda shtatë ditësh, nëse SHBA-ja do të përmbushte disa kushte, përfshirë heqjen e bllokadës dhe lehtësimin e presionit ekonomik.
Në një zhvillim tjetër, The Atlantic raporton se kreu i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, kishte paralajmëruar Izraelin më 26 shtator 2023 për mundësinë e një sulmi nga Hamasi.
Sipas raportimit, paralajmërimi nuk përmbante një datë të saktë për sulmin, por vinte në kohën kur autoritetet egjiptiane kishin sinjale për një ofensivë të mundshme. Çështja e paralajmërimeve të marra nga Izraeli para sulmit të 7 tetorit 2023 është diskutuar edhe më herët, ndërsa detajet dhe interpretimi i tyre mbeten objekt debati.
Top Channel