
Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, disa metra para hyrjes në tunel.
Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë raportohet se nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, pasi pasagjerët që kanë qenë brenda autobusit kanë arritur të dalin në kohë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.