Foto nga vendngjarja
Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, disa metra para hyrjes së tunelit.
Sipas burimeve, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
Sondazh
Poll
