Design

Lavamanët po duken gjithnjë e më pak si lavamanë / Një “shkëmb” japonez kthehet në pikën kryesore të banjës!

Një lavaman zakonisht zgjidhet për funksionalitet, por një element në shtëpinë e Robert Downey Jr. po tërheq vëmendje pikërisht sepse duket më shumë si një objekt skulpturor sesa si pajisje sanitare. Homes & Gardens ka veçuar një lavaman të frymëzuar nga estetika japoneze, me formë organike që të kujton një gur të madh të formuar natyrshëm.

Pamja lidhet me estetikën wabi-sabi, filozofia japoneze që gjen bukurinë te papërsosmëria, materialet natyrore dhe objektet që nuk duken tepër të përpunuara. Në vend të një forme të bardhë, të lëmuar dhe perfekte, lavamani krijon përshtypjen e një elementi që mund të ishte marrë drejtpërdrejt nga natyra.

Ky lloj dizajni përputhet me një ndryshim më të gjerë në interior design. Objektet funksionale po trajtohen gjithnjë e më shpesh si elemente dekorative më vete. Një rubinet, lavaman, dorezë kabineti apo ndriçues nuk zgjidhet vetëm sepse “bën punën”, por sepse mund të përcaktojë karakterin e gjithë dhomës.

Banja është veçanërisht interesante në këtë drejtim. Për shumë vite ajo trajtohej si një nga ambientet më praktike të shtëpisë. Sot materialet natyrore, gurët, ndriçimi atmosferik dhe format skulpturore po e afrojnë gjithnjë e më shumë me estetikën e një spa-je private

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.