web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria pret Bjellorusinë, zbulohet numri i biletave të shitura

26 Shtator 2026, 17:18, Sport CNA

Shqipëria pret Bjellorusinë, zbulohet numri i biletave të shitura

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të shtunë rrugëtimin e saj në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të presin në stadiumin "Air Albania" përfaqësuesen e Bjellorusisë në kërkim të tri pikëve të para.

Interesi është i lartë dhe skuadra pritet të ketë një mbështetje të madhe nga shkallët e stadiumit. Vetëm pak orë para fillimit të takimit, mësohet se janë shitur rreth 14 mijë bileta për këtë përballje.

Numri i tifozëve parashikohet të rritet akoma më shumë gjatë orëve në vijim. Organizatorët presin që prania e spektatorëve në impiantin kryeqytetas të arrijë në 16 deri në 17 mijë veta.

Ky takim përbën një moment të rëndësishëm pasi do të jetë ndeshja e parë zyrtare për trajnerin Rolando Maran në timonin e kombëtares. Sfida mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të startojë mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:45.





Lajmet e fundit nga