Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    Shqipëria destinacion për vjeshtën, “Time Out”: Riviera shqiptare, e mrekullueshme

    Orë ankthi për ish-sulmuesin e Italisë, Daniel Osvaldo shtrohet me urgjencë në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)
    Aktualitet

    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    September 26, 2026
    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    Të tjera detaje kanë dalë nga tragjedia me 6 viktima në Athinë, tre prej të cilëve janë shqiptarë.

    Sipas burimeve nga mediat greke, mes viktimave nga tragjedia që ndodhi në zemër të Athinës janë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi, si dhe Eris Cani dhe bashkëshorti i saj, Florin Hoxha.

    Katër të vdekurit kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Tre prej tyre me origjinë shqiptare dhe Ian Alexander Kirkpatrick me shtetësi amerikane.

    Një dimension edhe më tragjik i ngjarjes është fakti që Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, sipas asaj që zbuloi i afërmi i tyre, ishin në Greqi për muajin e mjaltit.

    “Ndërtesa që u shemb në Plaka rreth 13 orë më parë besohet se ka strehuar kushërinjtë e mi, Ianin dhe Floridën. Ata janë në Greqi për muajin e mjaltit”, shkroi i afërmi i tyre në një postim në rrjetet sociale, duke kërkuar informacion, pas lajmit se pasaportat me emrat e tyre ishin gjetur nën rrënoja.

    Në të njëjtën kohë, mësohet se çifti tjetër që ishte me ta, Eris Cani dhe Florin Hoxha, prisnin një fëmijë.

    Dy viktimat e tjera të tragjedisë janë çifti i të moshuarve që jetonin në katin e dytë të ndërtesës.

    Ata janë Athena Paparescu dhe Edmond Hings, nga 77 vjeç, me origjinë britanike, sipas informacioneve të deritanishme.

    Ndërkohë po zhvillohen hetime për shkaqet e sakta të shpërthimit vdekjeprurës, ku pista kryesore është ajo e rrjedhjes së gazit.

    Megjithatë, ekspertët pritet të shqyrtojnë të gjitha të dhënat nga vendi i ngjarjes, për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi saktësisht incidentin tragjik.

    6 të vdekur Aksident aksident në Athinë aksident tragjik aktualitet Athinë bashkëshorti detaje Florida Hoxha greqi Greqi-Shqipëri kronikë lajme muaj mjalti ngjarje shqiptarë në Greqi shqiptarja Florida Hoxha TRAGJEDI tragjedi në Athinë viktima viktima shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    September 26, 2026

    Shqipëria destinacion për vjeshtën, “Time Out”: Riviera shqiptare, e mrekullueshme

    September 26, 2026

    Orë ankthi për ish-sulmuesin e Italisë, Daniel Osvaldo shtrohet me urgjencë në spital

    September 26, 2026

    Aktivitetet kulturore/ Nga koncerti ‘Dritat e Spanjës’ te Java Kulturore Kroate dhe ‘Tirana Photo Festival’

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.