Eksperti i Sigurisë Besmir Semanaj komenton fjalimin e kryeministrit Edi Rama mbajtur në Asamblenë e OKB-së.
Në një intervistë për Syri Tv, me gazetaren Eneida Ndoci, ai thotë se Rama luajti ‘kllounin’ në një foltore aq të rëndësishme.
“Kryeministri ka kohë që është qesharak sa i takon çështjes së Diellës e çështjeve të tjera, por fatkeqësia është kur luhet roli i kllounit në një foltore aq të rëndësishme sa OKB. Rrezikohemi të bëhemi meme si shtet.
Kemi një kryeministër që flet për IA, ‘Diellën’ ndërkohë që jemi një nga shtetet e vetme në Europë që nuk kemi qoftë një server të inteligjencës artificiale.
Nuk kemi module të IA të zhvilluara nga vetë ne e mburret me një avatar që është veshur me një kostum popullor. Ka funksionin e chat-bot. Një chat-bot të tillë e ka krijuar dhe goca ime 13 vjeçare,” thotë Semanaj.
Gjatë fjalimit në OKB Kryeministri u përpoq sërish të transformojë arsyet reale pse qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e tij, duke fajësuar algoritmin për masivitetin e revoltës qytetare.
Semanaj thekson se tashmë kryeministrit i është çjerrë maska dhe shqiptarët po protestojnë për korrupsionin, keqqeverisjen dhe padrejtësitë e kësaj qeverisjeje në kurriz të tyre.
“Ka nisur të sulmojë dhe algoritmin. Ai algortimi që deri dje bashkë me njerëzit pranë tij e përdorte për të disinformuar qytetarët, ndërkombëtarët sot i ka dalë jashtë kontrollit, sepse qytetarët më në fund u zgjuan e kuptuan si funksion teknologjia e e kuptuan që duhet të postonin më shumë. Duke sulmuar algoritmin sulmoi në mënyrë të paprecedentë duke qenë kryeministri i parënë botë që popullin e tij e quajti antisemit. Që nuk është e vërtetë.
Ndërkohë që protesta nuk ka lidhje fare me antisemitizim as Izraelin. Protesta është për të drejtat që na janë mohuar. Duke nisur nga grabitja e pronës private, shitja e pronës publike në mënyrë abuzive, vijuar me kontratat e paligjshme, censurimin e fjalës së ri, mbylljen e llogarive në rrjetet sociale.
Zoti Rama duhet ta kuptojë që nuk është algoritmi që fik radarët. Nuk është algoritmi që çoi për hetim në SPAK zonjën Balluku. Nuk është algoritmi që çoi në arrest drejtuesen e AKSHI-t.Nuk është algoritmi që çdo person që është vendosur në një pozicion të caktuar pune në shtetin shqiptar nga zoti Rama është vënë në resht tek dera e SPAK. E më e çuditshmja është se në vend që të kishim Diellën shtatzënë që të lindte 83 fëmijët siç deklaronte zoti Rama, marrim vesh që gratë e qeverisë që hyjnë tek dera e SPAK janë shtatzënë” tha Semanaj.
© SYRI.net