Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me atë që ai e cilëson si skandalin që përfshin Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH) dhe ish-drejtuesen e tij, Vlora Hyseni.
Në një intervistë për News 24, Hoxha foli edhe për marrëdhënien mes Hysenit dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se të dy janë njohur gjatë periudhës kur kanë punuar në Kryeministri si këshilltarë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Hoxhës, Hyseni dhe Agasi kanë qenë pjesë e stafit të Kryeministrisë në të njëjtën periudhë, çka, sipas tij, ka krijuar një njohje të hershme mes tyre.
Gazetari ngriti më tej pretendimin se më vonë të dy janë përgatitur për role të rëndësishme, duke e lidhur Hysenin me drejtimin e SHISH dhe Agasin me një rol që ai e përshkruan si “koordinator” të krimit.
Artan Hoxha: Cili është dëmi që ka bërë? Ka prishur strukturën e drejtimit të shërbimit informativ. Ajo në Kosovë, u propozua nga kryeministri Haradinaj si nëndrejtore e AKI. Ishte nr.2. nga dhjetori 2020 në prill 2021 ishte nëndrejtore. Kur vjen Kurti dhe Osmani e lirojnë nga detyra. 2 muaj më prapa dha dorëheqjen. Largohet nga Kosova dhe vjen në Shqipëri. Ajo ka marrë pasaportë në 2016 me dekret të presidentit Bujar Nishani. Si e mori se ishte agjente e Republikën e Kosovës.
Si përfitoi? Nga shërbimi sekret i Kosovës ka ardhur një listë që të pajisen me shtetësi shqiptare. Kjo nuk ka banuar në Shqipëri. Si e përfitoi? Ka qenë e regjistruar në një banesë fiktive sikur banonte? E përfitoi fiktivisht. Duke patur pasaportën, kryeministri Rama e merr si këshilltare. E kalon në këshilltare me shërbimin informativ. E parapërgatit. E larguar nga Kosova kur erdhi një kryeministër që nuk i ka marrëdhëniet mirë me kryeministrin tonë. Duke ardhur në Tiranë ka ardhur me vete me gjithë3 hard diskun që kishte në Kosovë.
Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi të dy të deleguar në kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator. Rama ka rënë dakord që këto propozime ti ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit. A e dini që SHISH në momentin që shkoi Vlora Hyseni nuk kemi nëndrejtor.












