Celebrities

Dakota Johnson rikthen një ikonë të viteve ’90 / Flokët e Christy Turlington bëhen referenca e saj për tapetin e kuq!

Dakota Johnson ka marrë frymëzim nga një prej supermodeleve më të njohura të viteve ’90 për paraqitjen e saj të fundit. Për premierën e “Verity”, hairstylist-i Mark Townsend përdori si referencë Christy Turlington, duke krijuar një look që British Vogue e përshkruan si të frymëzuar drejtpërdrejt nga flokët e supermodeles.

Referenca është interesante sepse vitet ’90 vazhdojnë të rikthehen në beauty, por jo vetëm përmes prerjeve apo ngjyrave. Po rikthehet edhe mënyra se si flokët stilizoheshin, më shumë volum, lëvizje dhe një finish që duket i kuruar pa qenë tepër perfekt.

Christy Turlington ishte pjesë e brezit të supermodeleve që e kthyen beauty look-un në një element po aq të rëndësishëm sa vetë veshja. Flokët me volum dhe makeup-i relativisht natyral i asaj periudhe krijuan një estetikë që sot duket përsëri moderne, sidomos pas disa viteve të dominimit të stileve shumë të lëmuara dhe “clean girl”.

Ajo që ndryshon është mënyra se si referencat rikthehen. Një celebrity nuk ka nevojë të kopjojë një fotografi të vitit 1995 nga koka te këmbët. Mjafton një element, forma e flokëve, një buzëkuq apo një siluetë dhe estetika e një dekade të tërë mund të ndihet në look.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.