Design

Një shtëpi e viteve ’50 në Singapor jeton pothuajse pa ajër të kondicionuar/ Arkitektura përdor vetë klimën për ta freskuar!

Në Singapor, ku temperaturat e larta dhe lagështia e bëjnë ajrin e kondicionuar pothuajse pjesë të pandashme të jetës së përditshme, një shtëpi e viteve 1950 është ridizenjuar me një ide tjetër, të qëndrojë e freskët duke përdorur arkitekturën.

Arkitekti Chang Yong Ter transformoi shtëpinë njëkatëshe prej rreth 208 metrash katrorë duke kombinuar strukturën ekzistuese me një mënyrë jetese shumë më të hapur ndaj ambientit të jashtëm. South China Morning Post e veçon projektin për mënyrën se si ndërthur të vjetrën dhe të renë, ndërsa ventilimi natyral ndihmon që shtëpia të funksionojë pa qenë vazhdimisht e varur nga kondicioneri.

Në vend që çdo dhomë të izolohet nga klima tropikale, hapjet dhe lidhja mes ambienteve lejojnë ajrin të qarkullojë. Kjo e kthen natyrën përreth në pjesë të shtëpisë dhe jo në diçka që duhet mbajtur jashtë me dritare të mbyllura.

Projekti është interesant edhe sepse prek një debat më të madh në interior design dhe arkitekturë. Për dekada, teknologjia na lejoi të krijonim pothuajse të njëjtën temperaturë brenda një ndërtese pavarësisht se ku ndodhej ajo. Por me rritjen e kostove të energjisë dhe diskutimeve për qëndrueshmërinë, arkitektët po rikthehen te një pyetje shumë më e vjetër, si mund të punojë ndërtesa me klimën dhe jo kundër saj? Kjo mund të ndikojë edhe në estetikë. Dritaret, oborret, hijëzimi, bimësia dhe ventilimi nuk janë vetëm zgjidhje teknike; ato përcaktojnë mënyrën se si duket dhe ndihet shtëpia.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.