web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria nënshkruan konventën e OKB-së kundër krimit kibernetik

26 Shtator 2026, 17:32, Aktualitet CNA

Shqipëria nënshkruan konventën e OKB-së kundër krimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të Shqipërisë Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik.

Shqipëria nënshkruan konventën e OKB-së kundër krimit

Siç theksohet përmes një njoftimi zyrtar, kjo konventë krijon një kornizë të rëndësishme për bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar, duke forcuar përpjekjet për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimet në hapësirën digjitale.

Ministri Hoxha theksoi se për Shqipërinë, ndërtimi i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe besimit në hapësirën e teknologjisë është pjesë integrale e agjendës më të gjerë të transformimit digjital.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe për të kontribuar në një mjedis digjital më të sigurt, më të mbrojtur dhe më të besueshëm për të gjithë“,-tha Hoxha./CNA 





Lajmet e fundit nga