FSHF ka publikuar në prag të përballjes Shqipëri–Bjellorusi në Ligën e Kombeve banerin e ndeshjes, ku në plan të parë shfaqen tre prej sulmuesve të Kombëtares.
Ernest Muçi, Rey Manaj dhe Arbër Hoxha janë lojtarët e vendosur në fokus, duke krijuar pritshmërinë se ata mund të përbëjnë “tridhëmbëshin” ofensiv të skuadrës.
Të lidhura
None found
Kjo zgjedhje ka rritur entuziazmin te tifozët, të cilët presin një Shqipëri më sulmuese përballë Bjellorusisë. Në këtë sfidë, fitorja konsiderohet detyrim, ashtu si edhe synimi për të përfunduar në vendin e parë të Ligës C.
