Trafikantët përplasin makinat e policisë në Gramsh dhe braktisin 15 emigrantë në Lozhan, në kërkim autorët

26 Shtator 2026 | 17:52

Dy automjete “Audi Q7” nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur patrullat në postbllok dhe u larguan me shpejtësi. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në aksin Kapshticë–Lozhan–Gramsh, ku policia dyshon se dy automjetet po përdoreshin për transportin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas raportimve, operacioni nisi në afërsi të Kapshticës, në Devoll, ku forcat e policisë konstatuan dy Audi Q7. Pas ndjekjes, drejtuesit e mjeteve dyshohet se lanë rreth 15 emigrantë në afërsi të Lozhanit dhe vijuan në drejtim të Gramshit.

Në një postbllok në Gramsh, dy automjetet u përplasën me patrullat e policisë, duke rrezikuar edhe punonjësit e shërbimit. Drejtuesit vijuan largimin, ndërsa më pas të dy Audi Q7 u gjetën të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Ndërkohë, 15 emigrantët u gjetën të fshehur në një përrua pranë fshatit Lozhan, ndërsa dy automjetet u sekuestruan.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa një person i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët autobusi në hyrje të Tunelit të Krrabës, digjet plotësisht (VIDEO)

Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës. Sipas raportimeve, nga zjarri autobusi është shkrumbuar,...
19:10 | 26/09/2026

Kremtohet dita e emrit të Kryepeshkopit Joan, meshë soleme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë besimtarësh është kremtuar këtë të shtunë dita e emrit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë...
16:23 | 26/09/2026

Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, i ka paraqitur zyrtarisht këtë të shtunë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj....
16:12 | 26/09/2026