Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e OKB-së duke e kritikuar se nuk e përdori foltoren për të folur për Kosovën dhe për cështjen e ish krerëve të UCK-së. Kritikat e tij vijnë pasi fjalimi i Ramës u përqendrua kryesisht te inteligjenca artificiale, rreziqet e saj dhe përdorimi i teknologjisë në Shqipëri. Sipas Mediut, në fjalimin e kryeministrit nuk pati asnjë fjalë për Kosovën, për Hashim Thaçin dhe as kundërshtim ndaj qëndrimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. ‘Mbas vendimit të Gjykatës së Hagës kundër liderëve të UÇK-së, kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj, Kosova dhe shqiptarët kishin nevojë për një zë që të fliste me arsye dhe me kurajë të vërtetën.’ – shkruan Mediu.