Tragjedia në Greqi, çifti shqiptar sapo ishte martuar dhe priste fëmijën e parë

Tragjedia në zonën e Plakës në Athinë ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e katër viktimave. Një mike e afërt e familjeve, Nikoleta Gjoni, ka ndarë me mediat greke detaje për jetën e tyre dhe planet që kishin për të ardhmen.

Mes viktimave ishin Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, si dhe çifti Florin Hoxha dhe Erisa Çani.

Gjioni e përshkroi Florindën si një grua të jashtëzakonshme, një avokate të zonja dhe një person plot jetë. Sipas saj, Florinda dhe Iani ishin sapomartuar dhe po shijonin një periudhë të re të jetës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëfimi bëhet edhe më prekës për çiftin Florin Hoxha dhe Erisa Çani. Sipas mikes së familjes, ata kishin udhëtuar drejt Greqisë për muajin e mjaltit dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Erisa ishte shtatzënë me një vajzë, ndërsa çifti ishte shumë i lumtur për ardhjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes tragjike, Gjioni tregoi se kishte kaluar gjithë natën duke telefonuar në numrat e viktimave, me shpresën se telefonat mund të dëgjoheshin nga ekipet e shpëtimit dhe se ata mund të gjendeshin ende gjallë.

Ajo i kujtoi të katër viktimat si njerëz të mirë, të zgjuar dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Sipas saj, familjet kishin planifikuar të takoheshin më 17 tetor për të festuar Halloween-in.

Rrëfimi i saj ka sjellë në vëmendje edhe një herë dhimbjen e familjeve dhe planet e ndërprera tragjikisht të katër viktimave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?