Tension i lartë për Izrael-Irlandë/ Protesta, bojkot dhe konferenca shtypi të shtyra, por në fund sfida do të zhvillohet

26/09/2026 17:56

Tensionet rreth ndeshjes së Nations League mes Izraelit dhe Irlandës e programuar për t’u luajtur të dielën në Debrecen në Hungari ishin shumë ta larta. Portieri rezervë i Irlandës, Gavin Bazunu fillimisht kishte shprehur vullnetin për të mos luajtur dhe veprimin e tij ishin gati ta ndiqnin edhe 4 futbollistë të tjerë.

Skuadra irlandeze është bërë objekt i presioneve gjithnjë e më shumë në rritje në vend, ku solidariteti me palestinezët është shumë i fortë, teksa i kërkohet bojkoti i të dyja ndeshjeve me Izraelin, e para është e programuar pikërisht këtë të dielë. Por në fund ndeshja do të zhvillohet rregullisht edhe pse konferenca për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje u shty dhe skuadra e zhvilloi vonë stërvitjen.

Pesë orë pas orarit fillestar të konferencës së parashikuar për shtyp, Shefi Ekzekutiv i Federatës Irlandeze të Futbollit David Courrell konfirmoi se pas një votimi, skuadra vendosi që të luajë ndeshjen.

‘Një futbollist i tha trajnerit se nuk ndihej komod në zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe tregoi se kishte ndërmend të linte skuadrën-deklaroi Courell-siç është e lehtë të imagjinohet, ky variabël i ri kërkoi kohë dhe reflektim nga pjesa tjetër e skuadrës’.

Courell tha se u zhvillua një votim nga futbollistëve ku një shumicë dërrmuese u shpreh në favor të zhvillimit të kësaj ndeshjeje. ‘Pas së gjithë kësaj, Federata, në emër të futbollit irlandez vendosi që të konfirmojë zhvillimin e sfidës duke qenë koherentë me vullnetin tonë për të respektuar gjithnjë impenjimet në kalendar-vijoi Courrell

Përpara disa ditësh trajneri Hallgrimson shkaktoi një zemërim të madh në Izrael për një deklaratë të tij.

‘Nuk luajmë me gjenocidin, luajmë kundër gjenocidit. Luajmë kundër Izraelit, jo me Izraelin-ishin fjalët e teknikut të Irlandës, që shtynë Federatën Izraelite të Futbollit të reagojë ashpër duke e përkufizuar trajnerin islandez si budalla, injorant dhe hipokrit.

Kujtojmë se Irlanda është në një grup me Kosovën në Nations League së bashku me Austrinë dhe pikërisht Izraelit dhe në ndeshjen e zhvilluar kundër Dardanëve ajo u mposht 1-0 kur për Kosovën golin e shënoi Vedat Muriqi.

 

Top Channel