Rangnick: Kosova do të jetë një provë më e vështirë se Izraeli për Austrinë

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, pret një ndeshje më të komplikuar ndaj Kosovës sesa ajo kundër Izraelit.

Të lidhura

None found

Austria e hapi Ligën e Kombeve me sukses, duke mposhtur Izraelin 3-1 falë dy golave të shënuar në minutat e fundit.

Para mediave austriake, Rangnick vlerësoi organizimin taktik të “Dardanëve” dhe paralajmëroi se sfida e radhës do të kërkojë më shumë nga skuadra e tij.

Sipas tij, fitorja ndaj Izraelit ishte e merituar dhe rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë. Ai shtoi se ekipi po përgatitet për një kundërshtar që do ta vërë seriozisht në provë.

Rangnick e përshkroi Kosovën si një ekip shumë të disiplinuar dhe kompakt, që i kufizon hapësirat në dispozicion të kundërshtarit, ndaj ndeshjen e konsideron më të vështirë se përballja me Izraelin.

Përzgjedhësi austriak theksoi se një paraqitje e ngjashme me atë të ndeshjes së parë do ta afronte Austrinë me tre pikët. Ai nënvizoi gjithashtu synimin për të fituar edhe ndeshjen e dytë në shtëpi.

Austria dhe Kosova do të përballen këtë të diel, në orën 18:00.


Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom