
Thellohet tragjedia në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë.
Mësohet se çifti shqiptar Eris Cani dhe Florin Hoxha ishin prindër të një foshnje në pritje dhe kishin ardhur në Athinë për muaj mjalti, mirëpo pushimet e tyre u shndërruan në tragjedi.
Bashkë me burrin, Florinin dhe kunatën e saj Floridën, Erisa vdiq pas shembjes së ndërtesës për shkak të rrjedhës së gazit.
"Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë. Ata ishin shumë të emocionuar që do të bëheshin prindër.", është shprehur në një intervistë të dhënë për neësbomb.gr një mikeshë e viktimave, e identifikuar si Nikoleta Gjoni.
Mes dhimbjesh e lotësh flet për miqtë e saj që humbën jetën tragjikisht, Nikoleta i kujton ata si njerëz të sjellshëm, të arsimuar dhe shumë ndihmues. Ndërsa zbulon se Florida ishte një avokate e zonja./Versus.al

