Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar

    Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje

    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar
    Aktualitet

    I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar

    September 26, 2026
    I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar

    Një 41-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga Policia e Krujës pas një operacioni të zhvilluar për lokalizimin e tij.

    Në pranga ka rënë Agim Xhixha banues në Larushk të Sipërm, Fushë-Krujë i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burgim.

    Sipas policisë Xhixha është dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim’

    Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar ‘Larushku’ i finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë pas informacionit mbi vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim.

    Pas kapjes materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i Policisë:

    Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Larushku”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

    Lokalizohet dhe ndalohet një 41-vjeçar, i dënuar me 6 vjet burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.

    Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.

    41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    41-vjeçar 6 vite burg aktualitet arrestim arrestohet në Krujë BURG dënim drejtësi Drogë i kërkuar kronikë Krujë lajme narkotikë ngjarje operacion policor person i shpallur në kërkim policia policia e shtetit shqipëri trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 41-vjeçari i kërkuar

    September 26, 2026

    Autobusi përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan, Policia dhe forcat zjarrfikëse në vendngjarje

    September 26, 2026

    Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti (DETAJET)

    September 26, 2026

    Shqipëria destinacion për vjeshtën, “Time Out”: Riviera shqiptare, e mrekullueshme

    September 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.