Flash

"Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi u njohën në Kryeministri"

Lapsi.al 26 September 2026

Gazetari Artan Hoxha, ka ndarë detaje të reja lidhur me marrëdhënien e shumëpërfolur mes emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Hoxha tregoi se Hyseni dhe Agasi janë njohur në ambientet e Kryeministrisë.

Siç tha Hoxha, bëhet fjalë për kohën kur Hyseni ishte këshilltare e kryeministrit Edi Rama, ndërsa po atëherë, Agasi ishte emëruar si koordinator.

“Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi të dy të deleguar në kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator. Rama ka rënë dakord që këto propozime ti ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit. A e dini që SHISH në momentin që shkoi Vlora Hyseni nuk kemi nëndrejtor",-tha Hoxha ne nje interviste per News 24.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI