web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator 2026, 18:11, Kosova & Bota CNA

Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore strategjike që ka qenë në qendër të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit që nga fundi i muajit shkurt.

 "Unë po e refuzoj marrëveshjen e tyre. Ata duan të arrijnë një marrëveshje ku të hapin menjëherë Ngushticën, sepse po pësojnë humbje të mëdha",-tha Trump duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, gazeta "The Wall Street Journal", duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi se Trump kishte refuzuar një propozim për një armëpushim shtatë-ditor dhe rihapjen e Ngushticës, duke u thënë bashkëpunëtorëve të tij se priste të rifillonte një fushatë bombardimesh kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në muajin nëntor.





Lajmet e fundit nga