Edhe këtë vit programet e preferuara të të rinjëve për të ndjekur studimet Bachelor në Universitetin e Elbasanit mbeten Infermieria e përgjithshme dhe Teknologjia e Informacionit.
Gjithashtu një interes të lartë ka edhe për programet dy vjeçare që në fazën e parë kanë plotësuar kuotat e kërkuara. Sipas rektores së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” këtë vit asnjë program studimi nuk rrezikon të mbyllet edhe ende janë dy faza regjistrimesh.
Gjatë fjalës së saj znj.Fetahu vuri në dukje se erdhe këtë vit ka një ulje të interesit për programet e mësuesisë për shkak se të rinjtë preferojnë degë që shkojnë drejt mjekësisë, inxhinierisë apo edhe ekonomikut.
Universiteti i Elbasanit ka rritur bashkëpunimin me universitetet të ndryshme ndërkombëtare dhe bazuar në shkëmbimin e eksperienca po aplikon risi sa i takon programeve të studimit në mënyrë që ato të lidhen drejtpërdrejtë me tregun e punës dhe të favorizojnë studentët.
Top Channel