Erblin Osmani bëri debutimin e tij me Kosovën, në ndeshjen e fituar nga “dardanët”, minimalisht 1-0 përballë Irlandës, takim ky i vlefshëm për raundin e parë të Nations League në Ligën B.
Mesfushori i talentuar u inkuadrua në fushë në minutën e 87-të, pak minuta pasi Kosova gjeti rrugën e rrjetës në të 83-tën me Vedat Muriqin, gol që solli edhe fitoren për ekipin e Franco Fodës.
Këtë moment të veçantë, Osmani e ka ndarë përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, teksa shkruan: Më shumë se një debutim. Nder të përfaqësoja vendin tim dhe mirënjohës për këtë moment të paharrueshëm. Është fillimi i një diçkaje të veçantë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.
Erblin Osmani e mori vendimin pak javë më parë për të përfaqësuar Kosovën, duke lënë “thatë” Gjermaninë që mbetej një kandidate potenciale për ta ftuar gjirin e tyre.
Sa i takon karrierës, 17-vjeçari aktivizohet me të rinjtë e Bayern Munich, duke u konsideruar një talent vërtetë premtues për ekipin gjerman, por edhe për vetë Kosovën në kapitullin e saj të ri në Nations League.
Lini një Përgjigje