Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se çështja që lidhet me ish-drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vetëm fillimi i një hetimi më të gjerë.
Duke iu referuar arrestimit të Vlorës Hyseni, Hoxha tha se ngjarja nuk e ka tronditur Ramën, i cili sipas tij përdor kohën dhe manovrat politike për të kaluar krizat. Ai shtoi se “nuk keni parë gjë akoma”, duke paralajmëruar se dosja e SHISH mund të përmbajë shumë më tepër se ç’është publikuar deri tani.
“Rama po ndjek një postulat shumë të vjetër, që nga koha e romakëve: përçaj e sundo. Mënyra se si ai ka qeverisur brenda forcës së vet është pikërisht kjo. Merri dhe përplasi me njëri-tjetrin.
Duke u përplasur me njëri-tjetrin, s’kanë kohë të merren me Ramën. E mbani mend si ju sulën Sajmir Tahirit? Pastaj mbaron punë me Sajmir Tahirin. Ju lëshuan njëri-tjetrit. Tani janë bërë aty… edhe mes hienave ka hierarki. Edhe hienat nuk janë të gjitha barbare dhe ushqehen me kërma.
Ka mes tyre dhe më të zeza se ato të tjerat. Thashë, Belës i lidhën një histori rozë, sajuan këtë ngjarjen këtej, u harrua Bela këto ditë. Pastaj do ndodhë një gjë tjetër, do kthehemi prapë te Bela. Belindës iu shtua një akuzë e re. Atëherë, a mund të na thotë SPAK-u me Belindën u veprua ndryshe në fillim? Tani, Nëse ata prisnin që ajo të kishte ndërgjegje dhe të jepte dorëheqje, më fal, po janë gabuar.
Nuk ekziston kjo lloj specie në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha Belinda është kaq e fortë sa, edhe pse është e vetmja sot deputete që mund të vijë deri në Qafë Thanë.
Pra, në qoftë se Gysi në anën e tij nuk ikte, se thoshin në Zvicër, kjo nuk ikën dot, sepse ia kanë marrë pasaportën. Por Rame ka ende të deleguarën kryesore, ose koordinatore politike në qarkun numër dy të vendit, siç është qarku i Fierit. Po ka një moment që ai është në siklet, është pikërisht rasti me Belinda Ballukun. Por thashë, po i shtohen kaq shumë gratë për të mbrojtur, sa unë nuk e di kë do zgjedhë ai tashmë për të mbrojtur.
Rama është një njeri që se ka ndërgjegje brenda. Ndërgjegjen nuk është se ka mik dhe shok. Ramës thjesht tani i duhet pak kohë, gjë që po e fiton nga fakti që është në Amerikë, që ka ndodhur kjo historia si e si të kalojë.
Kur iu kap me vila Belinda, nisi një histori rozë. Shiko, trungu pa gjethe nuk bën dot procesin e fotosintezës. Nuk keni parë gjë akoma. Kjo gjë se bën dot SPAK, por e vota, e bëjnë shqiptarët. Mos prisni që të japë dorëheqje Rama. Ai përdor SHIK për të tjetërsuar protestën. Të gjitha këto tregojnë se kush është pushteti i Edi Ramës, por Edi Rama është prapë aty. Po ky është vetëm fillimi. Kanë dalë vetëm dy faqe. – tha ai.













