AKTUALITET /

“Brenda SPAK ka përplasje për Vlora Hysenin”, gazetari: Ai dhe një gjyqtar i GJKKO ka qenë në zyrën e Ergys Agasit

Shkruar nga Versus

“Brenda SPAK ka përplasje për Vlora Hysenin”, gazetari:

Prokurori i dosjes së AKSHI-t, Altin Dumani është në një konflikt me një prokuror të SPAK për llogari të dosjes së Ergys Agasit, sepse pretendohet se ky prokuror ka qenë tek zyra e Ergys Agasit te ish-blloku dhe ka dalë në video.

Kështu u shpreh gazetari Elton Qyno në emisionin “MaShqip” të kolegut Flamur Vezaj.

 “Pasi kanë pyetur në 18 gusht Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin, dy prokurorët Dumani dhe Maksuti kanë tentuar të pyesin edhe një prokuror tjetër në SPAK, të cilit i kanë dërguar dy oficerë të BKH-së. Ky prokurori ka refuzuar. Më pas është proceduar me formulën standarde të dërgimit të fletëthirrjes për tu paraqitur në BKH. Sërish prokurori ka refuzuar dhe tanimë jemi në një situatë që brenda në SPAK kemi një përplasje mes prokurorit X dhe Altin Dumanit që është prokurori i çështjes së Ergys Agasit”, tha gazetari Elton Qyno.

Duke sqaruar më tej detajet, ai tha se në zyrën e Ergys Agasit, bashkë me prokurorin ka qenë dhe një gjyqtare e GJKKO-së.

“Një nga prokurorët e SPAK por edhe një gjyqtare e GJKKO, rezultojnë të kenë shkuar në zyrën e Ergys Agasit në zonën e ish-bllokut dhe kanë marrë një takim me të. Nuk dihet për çfarë kanë folur dhe për çfarë kanë rënë parimisht dakord, por që në kuadër të verifikimit dhe në kuadër të ekzistencës së këtyre videove që i ka bërë vetë Ergys Agasi, sigurisht që është parë e nevojshme nga Altin Dumani që të pyetet ky prokuror”, tha gazetari./Versus.al

Poll