
Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, autobusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, ndërsa tymi i dendur është përhapur në zonën përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar nga incidenti.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa autoritetet do të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit./Versus.al

