Zjarr pranë tunelit të Krrabës, flakët përfshijnë dhe djegin plotësisht një autobus Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Athinë, ku shpërthimi dhe shembja e një ndërtese u mori jetën disa personave.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, ministria shpreh dhimbjen për viktimat, ndërsa thekson se, sipas raportimeve, mes tyre janë edhe tre persona me origjinë shqiptare.
Tirana u shpreh solidaritetin familjeve të viktimave, të plagosurve dhe popullit grek.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave.
U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë.
Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, shkruan Ministria e Jashtme.

Top Channel