Drena” ndalon shfrytëzimin e ujit në Skenderaj pas inspektimit të MMPH-së

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, bëri të ditur se Inspektorati i MMPH-së, së bashku me IHMK-në, ka kontrolluar aktivitetin e operatorit SH.P.K. “Drena” në Skenderaj, i cili prodhon lëngjet “RUKO” dhe produktet e bylmetit “Drena”.

Të lidhura

None found

Gjatë inspektimit u konstatua se për linjën e prodhimit të lëngjeve kompania përdorte katër puse vetanake dhe konsumonte deri në 10 mijë litra ujë në ditë. Ujërat e ndotura derdheshin pranë lumit Klina, pa pasur Leje Ujore të lëshuar nga Ministria.

Për këtë arsye, shfrytëzimi i ujit për këtë linjë është pezulluar dhe aktiviteti nuk mund të vijojë derisa operatori të pajiset me Leje Ujore.

Shkelje janë evidentuar edhe në linjën e përpunimit të qumështit. Për shkak të mungesës së një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura, “Drena” është dënuar me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe është urdhëruar të instalojë e të vërë në funksion impiantin.

Pacolli theksoi se bizneset vendore duhet të mbështeten në zhvillimin e tyre, por njëkohësisht janë të detyruara të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të ruajnë pasuritë natyrore të Kosovës.


Shtuar më 26.09.2026 18:47

Quantcast
sultanbeyli escortJojobetCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom